Take a fresh look at your lifestyle.

​Komuna e Prishtinës fillon konsultimet për rregulloren e orarit të punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot për herë të parë është mbajtur seanca e parë e konsultimeve publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.

“U mbajt sot seanca e parë e konsultimeve publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.

Për herë të parë në kryeqytet, më në fund do të krijojmë kushte për bashkëjetesë të shëndetshme mes komunitetit dhe këtij sektori, tepër të rëndësishëm për qytetin.

Bravo për punën grupit punues”, ka shkruar Rama.

Comments are closed.