Take a fresh look at your lifestyle.

Komuna e Prishtinës, thirrje shitësve ambulantë t’i lirojnë hapësirat te Tregu i automjeteve – Lajmet e fundit



Komuna e Prishtinës, thirrje shitësve ambulantë t’i lirojnë hapësirat te Tregu i automjeteveFoto: Ilustrim




Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje të largohen të gjithë shitësve, të cilët operojnë të dielave në hapësirat publike, trotuare dhe rrugë në afërsi të Tregut të automjeteve në zonën industriale të kryeqytetit në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë.


Në njoftim thuhet se arsyeja për këtë është që ato të shfrytëzohen për çfarë janë të destinuara.


“Më datën 31.07.2022, Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të fillojë aksionin nën asistencën edhe të Policisë së Kosovës për lirimin e këtyre hapësirave, rrugëve dhe trotuareve.


Hapësirat që duhet të lirohen në afërsi të Tregut të automjeteve në Zonën Industriale të kryeqytetit përfshijnë rrugët dhe trotuaret si në vijim:


• Rruga ‘Dervish Çollaku’


• Rruga ‘Epiri’


• Rruga ‘Aziz Abrashi’”, thuhet në njoftim. /Zëri


Comments are closed.