Në Kosovë, sonte ka mbërritur gazetarja e radhës ukrainase, Anastasiia Poia.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se, Poia do t’i bashkohet gazetarëve ukrainas tanimë të strehuar në vend, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
“Kolegia ukrainase është mirëpritur në aeroport nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës. AGK-ja shpreh sërish mirënjohjen për të gjithë partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë, që ndihmuan implementimin e projektit përgjatë vitit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Comments are closed.