Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti në Kuvendin e Përbashkët: Ne duhet të jemi shpesh bashkë, jo vetëm në kremte – Lajmet e fundit



Kurti në Kuvendin e Përbashkët: Ne duhet të jemi shpesh bashkë, jo vetëm në kremte




Sot po mbahet mbledhja e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë, ku edhe kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim.


Ai u ka uruar festën e 28 nëntorit të gjithë shqiptarëve, raporton Zeri.info.


Kurti ndër të tjera ka thënë se edhe në kohët e mëparshme ndarjet krahinore e bajraktarizmat ishin pengesë e prapambeturi atëherë, janë pengesë edhe në kohën e sotme.


“Prandaj duhet të gëzohemi, kur përfshihemi në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për të kontribuar. Hapësira jonë publike, politike e kultura nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta kalaja ku e vëmë të gjithë nga një gur”, u shpreh ai.


Kryeministri Kurti ka thënë se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë duhet të jenë më shpesh bashkë, duke theksuar jo vetëm në kremte.


Ai ndër të tjera ka thënë se të dyja palët duhet të punojnë bashkë, të ndajnë me njëri-tjetrin ide dhe t’i pranojmë kritikat. /Zëri


Comments are closed.