Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor – Lajmet e fundit



Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor




Sot, 331 rekrutë të rinj iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u betuan në kazermën “Adem Jashari”


Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ushtria është prioritet i Qeverisë, raporton Zeri.info.


Ai përmendi se dje në Kuvend u miratuan tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.


“Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së”, shkroi ai. /Zëri


Comments are closed.