Take a fresh look at your lifestyle.

Kushtet atmosferike shtyjnë korrjet e grurit në Ferizaj – Lajmet e fundit



Kushtet atmosferike shtyjnë korrjet e grurit në Ferizaj




Paqëndrueshmëria e motit gjatë ditëve të fundit ka ndikuar që shumë fermerë nga Komuna e Ferizaj të mos fillojnë ende korrjen e grurit. Madje ata frikësohen se në rast se do të vazhdojë të ketë breshër kjo do të mund të ndikonte në sasinë e të mbjellave të sivjetme.


Në disa pjesë të Ferizajt ende nuk ka filluar fushata e korrjes së grurit. Moti që këto ditë po mbanë edhe me reshje të shiut dhe erëra të forta po shqetëson banorët e kësaj ane derisa të përmbyllet ky proces.


” I kam të mbjella 35 hektarë më grurë. Puna e shiut në fshatin tonë nuk e ka kap deri më sot, mirëpo problematikat dhe sfidat e grurit janë që kur është në fazën e përfundimit të pjekjes mund të ndodh edhe breshëri. Nëse bie breshëri është një sfidë e rëndë për fermerët sepse tetë muaj ditë është punuar. Breshëri për një kohë të shkurtër e bën efektin e vet dhe i prish mbjelljet”, thotë fermeri Alberton Sahiti.


Në Ferizaj sipas Drejtorisë së Bujqësisë janë mbjell mbi katër mijë hektarë tokë me grurë dhe shiu i cili mund të bie mund të shtyjë korrjet e grurit.


” Reshjet e fundit që kanë mbizotëruar në komunën tonë kanë dy efekte, te kultura e grurit ka efekt që e shtynë procesin e korrje-shirjeve, ndërsa te kulturat tjera shërben pozitivisht që të rriten”, thotë Burim Bajrami, Drejtor i Bujqësisë në Ferizaj.


Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thanë që edhe javën e ardhshme pritet një mot i ngjashëm me atë të kësaj jave.


 “Po vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e këtyre masave me presion të rritur atmosferik, kështu që do të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, pohon meteorologu Besim Aliu.


Megjithatë fermerët thonë se rendimentet priten të jenë të mira.


Me gjithë mbjelljet e fermerëve, Kosova ende nuk ka arritur që të plotësojë në tërësi nevojat  për grurë dhe vazhdon të varet nga importi./RTK


Comments are closed.