Take a fresh look at your lifestyle.

Kuvendi mblidhet të enjten, ky është rendi i ditës – Lajmet e fundit



Kuvendi mblidhet të enjten, ky është rendi i ditësFoto: Laura Hasani




Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës plenare.


Seanca parashihet të nis në ora 10:00.


Në këtë seancë janë gjithsej 9 pika të rendit të ditës, duke përfshirë këtu edhe deklarimet jashtë rendit të ditës si dhe pyetjet parlamentare.


Rendi i ditës:


1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,


2. Pyetjet parlamentare,


3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,


4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,


5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,


6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,


7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,


8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,


9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.


Comments are closed.