Take a fresh look at your lifestyle.

Ky është i arrestuari për sulmin ndaj zyrtarëve policorë te “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Media raportoi mbrëmë për një rast të sulmit ndaj zyrtarëve policorë, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, derisa po shqiptonin gjobë për kundërvajtje. Një 39-vjeçar i mllefosur dyshohet se i sulmoi policët, por që njësia policore arriti ta vë nën kontroll dhe ta arrestojë.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u prangos nga Policia është Arbër Krasniqi, i cili me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por si ndodhi rasti?

Meida mëson se i dyshuari fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas dyshohet se ka nisur t’i kërcënoi e sulmojë fizikisht ata, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe duke e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të hetohet për veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Comments are closed.