Take a fresh look at your lifestyle.

Kirurgu italian dënohet me 14 vite burg, abuzoi seksualisht me 28 pacientë – Lajmet e fundit



Kirurgu italian dënohet me 14 vite burg, abuzoi seksualisht me 28 pacientë


Bota
July 23, 2022 – 13:08

Katërmbëdhjetë vjet burg, dy më shumë se sa ishte kërkuar nga prokurori, është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Parmës Gianfranco De Lorenzis, kirurg, për abuzim seksual me 28 pacientë.


Mjeku është ndaluar të ushtrojë profesionin e tij, ndërsa është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 300 mijë eurosh.Sipas Gjykatës së Parmës, 28 pacientë të De Lorenzis, nga viti 2007 deri në vitin 2016, janë abuzuar seksualisht. Mjeku ka mohuar gjithmonë këto akuza, por kamerat e fshehta të bëra nga një emision investigativ e kanë vendosur atë me “shpatulla pas murit”. Në një video të publikuar, kirurgu duket teksa josh një paciente./a2


Comments are closed.