Take a fresh look at your lifestyle.

Ky është ish-boksieri shqiptar që u ther për vdekje në Gjermani [foto] – Lajmet e fundit



Ky është ish-boksieri shqiptar që u ther për vdekje në Gjermani [foto]


Sport
January 03, 2023 – 23:46

Ish-kampioni i boksit në Gjermani, Liridon B. është therur për vdekje mëngjesin e së shtunës, ditën e fundit të vitit 2022.


Ai u gjet pa shenja jete në hekurudhë me plagë të marrë nga një mjet i mprehtë.


Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në Gunzenhauser.


Shqiptari raportohet të ketë pasur një përleshje me mikun e tij, Andreas M, të cilin e lëndoi rëndë duke e goditur me thikë.


Dy orë e gjysmë pas përleshjes, ish-boksieri u gjet pa shenja jete, shkruan Bild.


Policia ende po e heton rastin, por e përjashton mundësinë që shoku i tij të jetë i dyshuar për rastin.


Dyshohet se 23-vjeçari mund ta ketë goditur vetën me thikë nën ndikimin e drogës.


Por, ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, që pritet të sqarohen pas hetimeve, shkruan gazeta Bild, përcjell Klankosova.tv


E për talentin e boksit, ka folur ish-trajneri i tij, Ralf Markert.


Ai shpjegoi se ish-boksieri me rrënje shqiptare kishte talent të madh, por kishte rënë në shoqëri të keqe.


“Ra në rrugë të këqija. Shoqëri e keqe, drogë, burgim. Pas burgut erdhi tek unë, donte të rikthehej në boks. Ai më premtoi se nuk do të bënte më marrëzira. Por, para një viti e braktisi përfundimisht sportin”, theksoi Markert.



Image

Comments are closed.