Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes Ruslan Khasbulatov, ish-kryeparlamentari rus – Lajmet e fundit



Vdes Ruslan Khasbulatov, ish-kryeparlamentari rus


Bota
January 03, 2023 – 23:50

Televizioni shtetëror rus njofton se ka vdekur ish-kryetari i parlamentit rus, Ruslan Khasbulatov, i cili ishte po ashtu edhe aleat i afërt i presidentit Yeltsin deri në vitin 1993.


Khasbulatov, çeçen me kombësi, vdiq në moshën 80 vjeçare në shtëpinë e tij në periferi të Moskës, sipas të afërmve.


Si ekonomist i shkolluar, Khasbulatov ishte aleat i afërt i Yeltsin në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik dhe të dy i mbijetuan grusht-shtetit të vitit 1991.


Ai u emërua kryetar i parlamentit rus pas rënies së Bashkimit Sovjetik nga presidenti Yeltsin në vitin 1991.


Mirëpo, këta të dy shumë shpejt u bënë rivalë politikë nga revolta e Yeltsin në vitin 1993 kur dërgoi tanke drejt parlamentit, raporton AFP, përcjell Klankosova.tv.


Khasbulatov u arrestua për një kohë të shkurtë, i cili pastaj u amnistua në vitin 1994.


Megjithatë, po këtë vit mori fund edhe karriera e tij politike.


Comments are closed.