Take a fresh look at your lifestyle.

Policia shton kontrollet për pajisjet dimërore gjatë ngasjes – Lajmet e fundit



Policia shton kontrollet për pajisjet dimërore gjatë ngasjesFoto: Ilustrim / Zëri




Në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie dhe nisur nga vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave, është e obligueshme që qytetarët të kenë pajisje dimërore.


Ndaj, për këtë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion për të parë nëse ngasësit i posedojnë këto pajisje në makinë.


Nazmi Zogaj, toger në njësinë e trafikut në Policinë e Kosovës, bëri të ditur për gjobat që zbatohen për ata që nuk i posedojnë pajisjet dimërore.


“Zakonisht janë gomat dimërore me 4 mln që janë të përcaktuar për dimër. Për drejtuesit e automjetit që nuk i kanë këto pajisje- gjobat janë prej 40 eurove”, ka thënë Zogaj.


Në stinën e dimrit, kur edhe rrezikshmëria në komunikacion rritet, Policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur me pajisje të nevojshme.



Comments are closed.