Take a fresh look at your lifestyle.

L’Equipe: Atletico Madrid dëshiron francezin nga Bundesliga

Drejtuesit e Atletico Madridit janë të interesuar për futbollistin e Borussia Mönchengladbach dhe për kombëtaren franceze Marcus Thuram, raporton L’Equipe.

Atletico do të tentojë të nënshkruajë kontratë me Thuramin deri në fund të janarit.

Futbollisti francez ka kontratë me Borussia deri në fund të sezonit dhe tashmë disa herë ka refuzuar të vazhdojë bashkëpunimin me klubin gjerman. Krahas Atletikos, interesin më të madh për Thuram shfaqën edhe Bayern, Inter dhe Newcastle.

Borussia dëshiron ta shesë sulmuesin francez tashmë në afatin kalimtar të dimrit, pasi Thuram mund të largohet pa dëmshpërblim nga klubi gjerman në fund të sezonit. Klubi nga Monchengladbach vendosi një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh për Thuramin.

Marcus Thuram (25) është anëtar i Borussias që nga viti 2019, ndërsa më parë ka luajtur për Guingamp dhe Sochaux. Ai kaloi nëpër të gjitha përzgjedhjet e të rinjve të kombëtares franceze dhe luajti në nëntë ndeshje për ekipin e parë.

Comments are closed.