Take a fresh look at your lifestyle.

Miftaraj: Ne mund të mos pajtohemi me hoxhën Mazllami, por liria e shprehjes e mbron atë – Lajmet e fundit



Miftaraj: Ne mund të mos pajtohemi me hoxhën Mazllami, por liria e shprehjes e mbron atë




Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale ku pretendohej se hoxha Mazllam Mazllami përdhoste flamurin shqiptar dhe fyente dëshmorët e rënë për liri të Kosovës.


Kjo nxiti reagime të shumta duke marrë parasysh situatën e krijuar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, shkruan Zeri.info.


Mirëpo, drejtori i IDK-së, Ehat Miftaraj ka thënë se liria e shprehjes dhe e drejta e mendimit e mbron edhe hoxhën në këtë rast.


Ai ka thënë se ne mund të mos pajtohemi me qëndrimet e tij, mirëpo ai ka të drejtën e shprehjes si çdo njeri tjetër.


“Liria e shprehjes dhe e drejta e mendimit e mbron edhe hoxhën.


Edhe pse shprehja e një mendimi të tillë nga hoxha prek dinjitetin e secilit shqiptar që flamurin Kuq e Zi e ka në zemër e në shpirt, prapë është në të drejtën e tij të shprehet lirë çka mendon.


Në fund të fundit jo domosdoshmërisht të gjithë shqiptarët janë patriota. Ne mundemi mos të pajtohemi me qendrimin e tij dhe sigurisht edhe ta shprehim këtë”, shkroi Miftaraj në rrjetin e tij social, Facebook. /Zëri



Comments are closed.