Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu, ka vdekur papritmas në moshë të re gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.
Sefiu ka vdekur pikërisht në trevjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.
Dje ai kishte bërë edhe një dedikim në Facebook për babanë e tij.
Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34-vjeçare të kolegut tonë dr. Rasim Sefiu– specializant në lëmin e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.
Comments are closed.