Take a fresh look at your lifestyle.

I vodhi kuletën nga çanta, arrestohet personi

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në Pejë.

Ai dyshohet se më 6 janar i ka vjedhur kuletën nga çanta një punonjëse të Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

“Me datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur viktima, e cila deklaron se deri sa ishte nё punё nё QMF- Istog, nga qanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.B., i lindur më 1985”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Comments are closed.