Dje ka vdekur profesoresha e njohur e muzikës, Seniha Spahiu.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqëve dhe studentëve të saj.
Nagavci ka thënë se ky lajm e ka pikëlluar tej mase, pasi Spahiu ka dhënë një kontribut të madh edhe si mësimdhënëse në fushën e muzikës.
“Profesoresha Spahiu ka punuar si mësimdhënëse e muzikës në të gjitha nivelet e arsimit për të mbetur kështu në kujtesën e shumë gjeneratave si një njeri i përkushtuar për punën dhe për dashurinë ndaj profesionit”, shkroi ajo. /Zëri
Comments are closed.