Take a fresh look at your lifestyle.

NATO-ja për tensionet në veri: Të gatshëm për ta zbatuar mandatin që kemi – Lajmet e fundit



NATO-ja për tensionet në veri: Të gatshëm për ta zbatuar mandatin që kemiFoto: Arkiv




NATO-ja ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, teksa ka thënë se dënojnë fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it.


Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, teksa shtoi se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi, raporton Zeri.info.


Lungescu ndër të tjera ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për ta zbatuar mandatin.


“Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri



We join #NATO Allies & the #EU in strongly condemning the stun grenade attack on a @EULEXKosovo reconnaissance patrol last night. Any such attacks are unacceptable & those responsible must be held to account.


— Oana Lungescu (@NATOpress) December 11, 2022

Comments are closed.