Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasadori amerikan për sulmin ndaj EULEX-it: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë – Lajmet e fundit



Ambasadori amerikan për sulmin ndaj EULEX-it: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë




EULEX-i ka njoftuar se një patrullë që po qëndronte në Rudarë afër barrikadave është sulmuar me shok-bombë.


Këtë sulm e ka dënuar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se përgjegjësit e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë.


“SHBA-ia i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë së Kosovës”, shkroi ai në Twitter. /Zëri



The U.S. joins #EULEX in strongly condemning the attack on a @EULEXKosovo patrol last night. Violent attacks on Kosovo Police and international security personnel are unacceptable and those responsible must be held accountable through the Kosovan justice system. https://t.co/WZvtW5CE56


— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2022

Comments are closed.