Take a fresh look at your lifestyle.

Ndërron jetë një grua në Obiliq nga arma e zjarrit – Lajmet e fundit



Ndërron jetë një grua në Obiliq nga arma e zjarrit




Ka ndërruar jetë një grua 31-vjeçare në Obiliq.


Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”, ka thënë Ahmeti.


Ahmeti tutje ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit.“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar Ahmeti.


Comments are closed.