Take a fresh look at your lifestyle.

Në Prishtinë, nisin vizitat shëndetësore në shtëpi për nënën dhe fëmijën

Komuna e Prishtinës ka nisur programin për vizitat në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Drejtori i Shëndetësisë në komunë, Izet Sadiku ka bërë të ditur se programi ka për qëllim shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve 0-3 vjeç dhe grave shtatzëna.

“Shëndetësisë në kryeqytet i shtohet edhe një linjë në fushën e programeve parandaluese, vizitat në shtëpi për nënën dhe fëmiun. Ky program ka për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve 0-3 vjeç, shëndetit të prindërve dhe grave shtatzëna”- ka bërë të ditur Sadiku.

Sipas tij, në kuadër të këtij programi realizohen dy vizita për gratë shtatzëna dhe pesë vizita për fëmijët 0-3 vjeç.

Këto vizita pritet të ndikojnë në identifikim të problemeve te të porsalindurit si dhe përkrahjen e praktikave të ushqyerit me qumësht gjiri dhe rëndësinë e vaksinimit.

“Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve te të posalindurit, duke përfshirë shenjat e sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinimi më kohë dhe i plotë, e po ashtu ne do të kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të tij/saj”- shtoi tutje Sadiku.

Ky program i ri në Shëndetësinë e Prishtinës, mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë, zyra e UNICEF në Kosovë dhe AMC.

Comments are closed.