Take a fresh look at your lifestyle.

Një muaj paraburgim ndaj shoferit të autobusit për aksidentin me fatalitet në Podujevë – Lajmet e fundit



Një muaj paraburgim ndaj shoferit të autobusit për aksidentin me fatalitet në Podujevë




Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit F.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


Sipas njoftimit nga kjo gjykatë thuhet se vendimin e mori gjyqtari i procedurës paraprake, ku të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në bazë të nenit 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe nënparagrafi 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, raporton Zeri.info.


“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I gjendet në liri ekziston rreziku se i njëjti mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë gjithashtu caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikoi te i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe sigurimin e të pandehurit në procedurë dhe zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.


Tutje bëhet e ditur se F.I dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij”, thuhet tutje në njoftim.


Kujtojmë se në aksidentin që ndodhi në mëngjesin e së premtes në Sibovc, mes autobusit dhe veturës, humbën jetën çifti mërgimtar nga Malisheva, të cilët po vinin për pushime në Kosovë, kurse dy fëmijët e tyre ku famirësisht i shpëtuan vdekjes po trajtohen në spital nga lëndimet trupore. /Zëri


Comments are closed.