Take a fresh look at your lifestyle.

Pasi u dha leja për ndërtimin e xhamisë, reagon nënkryetarja e Prishtinës

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pasi u dha leja për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania në kryeqytet.

Sahatçiu përmes një cicërime në rrjetin social Twitter i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke thënë se ishte një pritje e gjatë.

“Sot @KPrishtines ka dhënë lejen e ndërtimit të Xhamisë Qëndrore në lagjen Dardania në Kryeqytet. Pritje e gjatë. Urime t’gjithë besimtarëve mysliman”, shkroi Sahatçiu.

Sot pas 10 vjetëve është lëshuar leja nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë të gëzuar që më në fund e kanë vënë në “binar” ndërtimin e xhamisë.

Sot @KPrishtines ka dhënë lejen e ndërtimit të Xhamisë Qëndrore në lagjen Dardania në Kryeqytet. Pritje e gjatë. Urime t’gjithë besimtarëve mysliman. 🕌

— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) June 13, 2022

Comments are closed.