Take a fresh look at your lifestyle.

Pjesa e parë: Kroacia në epërsi kundër Marokut

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes tejet interesante mes Kroacisë dhe Marokut, e vlefshme kjo për të përcaktuar se cila kombëtare do të pozicionohet në vendin e tretë të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Kroacia gjendet në epërsi prej 2:1 në ndeshjen kundër Marokut, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi Josko Gvardiol, i cili kaloi Kroacinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 7’ të ndeshjes.

Gëzimi i kroatëve nuk zgjati shumë pasi që Maroku arriti ta gjej golin e barazimit pas dy minutave, respektivisht, Achraf Dari shënon në minutën e 9’ për 1:1.

Ndërkaq, kur shihej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultat të barabartë, Mislav Orsic del në skenë duke shënuar një super gol në minutën e 42’ për ta dërguar Kroacinë në pushim në epërsi prej 2:1.

Pjesa e parë, 2:1 në favor të Kroacisë.

Comments are closed.