Take a fresh look at your lifestyle.

Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Lipjan – Lajmet e fundit



Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Lipjan





Policia ka konfirmuar rastin tragjik të ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje.


Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, ka thënë Ahmeti.


Ajo shtoi se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriqimin e plotë të rastit i cili është cilësuar “si vrasje e rëndë”. /Zëri


Comments are closed.