Take a fresh look at your lifestyle.

Presidenti Biden: SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi sot se SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë, të cilat ai thotë se janë ekuivalente me një batalion ukrainas. Rekomandimi për këtë është bërë nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin.

Biden thotë se këto tanke janë ” më të aftat në botë”.

Sipas tij, SHBA do të sigurojë trajnime dhe mirëmbajtje për Ukrainën, si dhe për t’u siguruar se këto tanke do të jenë të qëndrueshme në fushën e betejës.

Presidenti Biden shtoi gjithashtu se i është “mirënjohës” kancelarit, Olaf Scholz, për vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë.

“Gjermania është rritur me të vërtetë,” tha Biden.

Angazhimi ndaj Ukrainës është një “angazhim mbarëbotëror”,- shtoi Biden.

Presidenti i SHBA falënderoi çdo anëtar të koalicionit 50-vendesh për kontributin e rëndësishëm në mbështetje të Ukrainës. Ai vlerësoi përpjekjet e vendeve nga e gjithë bota. Udhëheqësi amerikan këmbënguli se ndihma po përdoret për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë tokën e saj.

“Nuk ka asnjë kërcënim sulmues ndaj Rusisë,”- thotë ai.

“Nëse trupat kthehen në Rusi, kjo luftë do të përfundonte sot.”

Biden theksoi se vendet aleate “nuk do të lejojnë një vend që të vjedhë me forcë territorin e një fqinji”. Më herët, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se tanket Abrams do ta ndihmonin Ukrainën që të rimarrë territorin që sot aktualisht është i pushtuar nga Rusia.

Biden thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, priste që mbështetja e SHBA për Ukrainën do të shkatërrohej me kalimin e kohës. “Ai e kishte gabim,”- tha ai.

“Ne jemi të bashkuar, Amerika është e bashkuar dhe bota po ashtu.”

Ai thotë se vendimi për të dërguar tanke është “dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë të qëndrueshëm dhe të pandërprerë ndaj Ukrainës”. Këtë mëngjes, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se SHBA pret që Putin të ndërmarrë një ofensivë në muajt e ardhshëm, pasi moti të bëhet më i ngrohtë.

Tanket Abrams nga SHBA do të duhen muaj për të mbërritur në Ukrainë. /BBC

Comments are closed.