Take a fresh look at your lifestyle.

​Prishtina, ide kreative për parandalim të kalimit të këmbësorëve në semaforë

Komuna e Prishtinës ka bërë disa ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve të rregulluara me semaforë. Për të parandaluar kalimin teksa semafori është ende në dritë të kuqe, janë vënë sinjalizime me dritë edhe para pjesës ku presin këmbësorët.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, në rrjetin social Facebook.

“Për herë të parë në Kosovë e në rajon, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të parandaluar aksidentet, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar të vendos pajisje në vendkalimet e këmbësorëve, në të cilat njëkohësisht me semaforë do të shfaqet ngjyra e kuqe. Në këtë mënyrë do të jetë siguri e dyfishtë për këmbësorë dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Të tilla paisje është planifikuar të vendosen në të gjitha udhëkryqet e kryeqytetit dhe rrugët të cilat janë më të frekuentuara. Kryeqyteti, tjetër nivel”, ka shkruar Musliu.

Comments are closed.