Take a fresh look at your lifestyle.

Escobari përmend “partnerë alternativë”, nëse Qeveria nuk përfshihet në formimin e Asociacionit – Lajmet e fundit



 Escobari përmend “partnerë alternativë”, nëse Qeveria nuk përfshihet në formimin e Asociacionit




Emisari i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova.


Escobar ka thënë se nëse Qeveria nuk përfshihet në procesin e themelimit të Asociacionit, kjo do të bëhet me partnerë alternativë.


“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, thotë Escobar për REL.


Një qëndrim për Asociacionin, Escobar e ka shprehur edhe në takimin që e ka pasur me Kurtin në orët e pasdites së vonë të 13 dhjetorit.


“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Escobar pas takimit me Kurtin. 


Comments are closed.