Take a fresh look at your lifestyle.

Deklarohet i pafajshëm Dilaver Kryeziu, i akuzuar për mosdeklarim të pasurisë – Lajmet e fundit



Deklarohet i pafajshëm Dilaver Kryeziu, i akuzuar për mosdeklarim të pasurisëFoto: Laura Hasani




Ish-anëtari i Bordit në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës është deklaruar i pafajshëm në sseancen fillestare të mbajtur të martën, në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit, Hava Krasniqi dhe njoftimit të të akuzuarit me të drejtat e tij procedurale nga gjykatësi Adnan Kamberi, i njëjti deklaroi se nuk e ndjen veten fajtor për veprën per të cilën ngarkohet.


Pas deklarimit të të akuzuarit, gjykatësi Kamberi e njoftoi të njëjtin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës brenda afati të caktuar ligjor.


Me pëlqimin e të akuzuarit, u vendos që shqyrtimi i dytë lidhur me këtë rast nuk do të mbahet fare, pasi që për kërkesat eventuale gjykata do  të vendosë jashtë seance.


Sipas aktakuzës së përpiluar me 15 shtator 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dilaver Kryeziu po akuzohet për vepren penale “Mos raportim apo raportim i rrejshëm i pasurisë”.


Aktakuza thotë se më 6 janar 2021 në Prishtinë, i pandehuri Kryeziu në cilësine e zyrtarit të lartë publik, si anëtar i Bordit në Institutin per Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, nuk ka paraqitur të dhenat e kerkuara në formularin e deklarimit të rregullt vjetor te pasurisë.


Tutje aktakuza thotë se i njejti duke vepruar ne kundershtim me ligjin per deklarimin, prejardhjen dhe kontrollimin e pasurisë së zyrtareve të lartë publik në atë mënyre që në fomularin në fjalë për vitin kalendarik paraprak nga janari e deri më 31 dhjetor 2020 nuk i ka shënuar paluajtshmeritë me të cilat është bashkëpronar në 1/6 pjesë në secilën sipërfaqe.


Sipas aktakuzës si palujatshmëri të pa deklaruara në formularin në fjale janë gjithsej 7410,66 meter katrorë.


Me ketë i njëjti po akuzohet se ka kryer veprën penale ” Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjeter materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 par.2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi


Comments are closed.