Take a fresh look at your lifestyle.

Atdhe Xharavina eliminohet nga gara, lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova – Lajmet e fundit



Atdhe Xharavina eliminohet nga gara, lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova




‘Vëllai i Madh’ ka hapur një televotim për sonte ( hënë) për të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova.


Ky nominim i përgjithshëm erdhi si pasojë e thyerjeve të rregullave të shtëpisë, ku konkurrentët janë parë duke folur me kode dhe me persona të jashtëm.


“Me rregullat e mia nuk ka shaka. Sjellja juaj kohëve të fundit sidomos pas spektaklit të së premtes, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Prandaj sonte do të ketë një eliminim”, u tha në njoftim.


Banorët më të votuar ishin: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Andi Artani, Melisa Lleshi, Artan Thaçi, Arta Selimi, Stresi, Gresa, Bruno, Blasta dhe Mbresa.


Teksa tre më pak të votuarit ishin: Vivien Thano, Atdhe Xharavina dhe Dafina Dauti.


Për këta të fundit u hap sërish një televotim pasi njëri nga ta do të largohet nga shtëpia e famshme e Kosovës.


Mes Vivienit dhe Atdheut, ky i fundit ka lënë përfundimisht garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.


Comments are closed.