Take a fresh look at your lifestyle.

Rama dhe Sahatçiu vizitojnë Skenderajn pas vërshimeve – Lajmet e fundit



Rama dhe Sahatçiu vizitojnë Skenderajn pas vërshimeve




Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, vizituan sot zonat e prekura nga vërshimet në Skenderaj.


Rama e Sahatçiu janë pritur edhe nga kryetari i Komunës Fadil Nura, me të cilin kanë vizituar lagjen “Murtezaj”, ku janë shkaktuar dëme të mëdha nga vërshimet, transmeton Zeri.info.


“Me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, vizituam sot lagjen ‘Murtezaj’, si më të goditurat nga vërshimet e fundit në qytet, për të parë pasojat e fatkeqësisë së përmbytjeve në ekonomitë familjare dhe pasurinë e familjeve, të shkatërruara në shkallë të gjerë”, ka thënë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.


Ai ka falënderuar kreun e kryeqytetit për ndihmën e tij përmes Drejtorisë së Arsimit, dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në rimëkëmbje dhe sanimin e dëmeve dhjetëramilionëshe. /Zëri



Comments are closed.