Take a fresh look at your lifestyle.

​Rama: Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë

​Rama: Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, nëpërmjet së cilës është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë.

Sipas Ramës, çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në Qendrën Kulturore Sociale e të Moshuarve në Aktash dhe në Qendrën Kulturore Sociale e të Moshuarve në Tophane.

“Bashkë me drejtoren e Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, vizituam Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në lagjen Tophane, ku për pak kohë u bëmë pjesë e ekipit fantastik për përgatitjen e shujtave për servim”, ka shkruar ai.

Comments are closed.