Take a fresh look at your lifestyle.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm Hoti priti në takim drejtoreshën Tamra Greig – Lajmet e fundit



Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm Hoti priti në takim drejtoreshën Tamra Greig




Gjatë ditës së sotme ud. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës me stafin e lartë


komandues pritën në takim Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga KimberlyRiffe atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.


“Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it Shaën Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer.


“Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”, thuhet në njoftim. /Zëri


Image


Image


 

Comments are closed.