Take a fresh look at your lifestyle.

Tahiri: SHBA-ja është adresa e vetme e qëndrueshme për Kosovën – Lajmet e fundit



Tahiri: SHBA-ja është adresa e vetme e qëndrueshme për Kosovën




Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe njëherësh nënkryetar i partisë Besnik Tahiri, është duke qëndruar në SHBA, përmes një postimin në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa.


Sipas tij, SHBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO, raporon Zeri.info.


“Pata nderin që në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Ioëa, në një fjalë rasti të përshëndes dhe t’iu uroj mirëseardhje mysafirëve nga ky shtet, i cili përgjatë viteve ka pasur një angazhim të madh në Kosovë.SHBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO”, ka shkruar Tahiri.


“Kosova edhe pse shtet i vogël, ka një potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe investimet nga ky shtet dhe nga SHBA-ja janë investime të sigurta.Falënderova Gardën Kombëtare të Ushtrisë Amerikanë që angazhohet në forcimin e Ushtrisë sonë dhe secilin ushtar dhe oficer që ka shërbyer, duke u lutur për shëndetin e familjeve të tyre dhe duke uruar bekimin e ShBA-së dhe miqësisë së Kosovës me Amerikën.Ritheksova dhe falënderova përfaqësuesit e qeverisë së këtij vendi, që mbi 800 qytetarë të Iowa-s, nga viti 2003 kanë qenë të angazhuar në Kosovë, si në misione civile ashtu edhe në ushtarake. Dhe, mbi të gjitha, kërkova nga ta që angazhimi i tyre të shtohet”, ka thënë Tahiri.


Comments are closed.