Take a fresh look at your lifestyle.

Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi – Lajmet e fundit



Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi




Një shqiptar i Kosovës vdiq në rrethana ende të paqarta në një burg në Beograd.


A.Z, me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën më 26 nëntor.


Klankosova.tv nga burimet e saj merr vesh se tashmë familjarët e kanë tërhequr trupin e pajetë.


Ky burim bën me dije se tashmë janë rrugës për në Norvegji.


Me të mbërritur atje do të bëhet edhe obduksioni për të mësuar shkaqet e vdekjes së të riut.


Po ashtu ky medium raporton se pas marrjes së raportit të obduksionit, familja do të deklarohet lidhur me rastin.


Comments are closed.