Take a fresh look at your lifestyle.

Dramën në Pejë e fitojnë kampionet e Kosovës në Ligën Unike – Lajmet e fundit



Dramën në Pejë e fitojnë kampionet e Kosovës në Ligën Unike


Sport
December 06, 2022 – 23:43

Lajmet e Fundit nga Sporti

Penza ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Unike, duke mundur Bashkimin me shifrat 77:76 (16:23, 14:13, 17:21, 30:19), në xhiron e tretë, ndërsa vashat prizrenase kanë tri humbje në tri ndeshje.


Takimi në fakt ka qenë shumë interesant me skuadrën prizrenase që kishte epërsi të lartë, por në fund u rikthyen vendaset dhe në një sfidë dramatike fituan 77:76, ndërsa aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan mysafiret.


Prizrenaset ishin më të mira në çerekun e parë duke e fituar 16:23, kurse periudha e dytë ishte më e barabartë, ku skuadrat shkuan në pushim 30:36. Mysafiret për një nuancë ishin më të mira edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 47:57. Kampionet e Kosovës u rikthyen në dhjetë minutat e fundit, dhe në castet e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku pejanet kaluan në epërsi 77:76 dhe aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan prizrenaset, duke pësuar humbjen e tretë.


Te Penza më të mirat ishin Alexandra Beginisic me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Antoinette Thompson me 29 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Bashkimi më e mira ishte Taliyah Hopkins me 33 pikë e tetë kërcime. /Zeri.info



Image

Comments are closed.