Take a fresh look at your lifestyle.

Rama në Abu Dhabi për tërheqje investimesh e donacionesh për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.

“I nderuar të jem i ftuar i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kjo vizitë, sipas Ramës, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerim të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.

“Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krijimin e partnerëve strategjikë për zhvillimin e Prishtinës sonë”, ka shtuar ai.

Comments are closed.