Take a fresh look at your lifestyle.

Rama: Nga janari do të nisë matja e zhurmave në kafiteri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nga janari i vitit që vjen do të nisë matja e zhurmave në kafiteritë e kryeqytetit, teksa testimi i tyre tashmë ka filluar.

“Nga janari i vitit 2023 do të fillojmë matësit e zhurmave në Prishtinë. Këta matës janë krijuar enkas për Prishtinën pasi matësit ekzistojnë dhe këtë e ka krijuar kompania “Fara” por e njëjta pajisje mund të përdoret edhe raste tjera në rast të tymit, zjarrit e raste tjera”.

Rama, në Ora Shtatë, tha se komuna ka arritur të bashkëpunojë me gastronomët dhe qytetarët që të zgjidhet problemi i zhurmave që shkaktohen nga kafiteritë në Prishtinë.

Mes tjerash, i pari i kryeqytetit bëri të ditur se gastronomët që s’i përmbahen rregullit të vendosur për zhurma mund edhe t’i merret leja e punës.

“Fillimisht këta matës do të merren me zhurmën pasi kjo vazhdon të mbetet në fokus të zhurmës pasi është një problem goxha i madh. Gastronomët janë pajtuar dhe jemi në bashkëpunim me ta pasi është edhe në të mirë të rezidentëve”.

“Gastronomët në përgjithësi i përmbahen rregullave, instrumenti do të funksionojë për ata që thyejnë rregullat. Instrumenti është në “realtime” që do të mat dicebelazhën, kur tejkalohet herën e parë do ta kenë një paralajmërim, herën e dytë do të gjobiten dhe herën e tretë do t’i merret edhe leja e punës”.

Tutje, Rama tha se rregulli për zhurmën mund të ndryshojë gjatë verës, teksa edhe për këtë thotë se ka mirëkuptim mes gastronomëve dhe banorëve.

“Nga 15 korriku deri 15 gusht, dicebelazha mbase do të jetë pak më e madhe për shkak të verës dhe numrit të madh të turistëve. Kjo është arritur me bashkëpunimin e gastronomëve dhe rezidentëve”, tha Rama.

Comments are closed.