Take a fresh look at your lifestyle.

Rama: Qytetarët e Prishtinës duhet ta gëzojnë të drejtën ta ushtrojnë dinjitetshëm fenë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Bashkësisë Islame të Kosovës i është dhënë leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Rama ka thënë se ky proces është shoqëruar me procedura të stërzgjatura, derisa është shprehur se janë të lumtur që këtë proces e kanë përmbyllur sot me lëshimin e lejes ndërtimore.

“Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur! Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.

Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!”, ka shkruar Rama.

Comments are closed.