Take a fresh look at your lifestyle.

Raportohet për të shtëna me armë në Zubin Potok [video] – Lajmet e fundit



Raportohet për të shtëna me armë në Zubin Potok




Sonte në ora 19:45 në afërsi të Zubin Potokut janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.


Siç mëson portali në gjuhën serbe Kosova Online, të shtënat kanë ndodhur kur forcat speciale të Policisë së Kosovës që kanë tentuar të heqin barrikadat në një rrugë alternative afër Zubin Potokut, transmeton Zeri.info.


Në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën dëgjohen shpërthime zjarriqë pretendohet të jetë afër Zubin Potokut.


Faqja instagramit me emrin “zubinpotokinfo”, ka publikuar videon ku ka shkruar se atje janë dëgjuar të shtëna armësh dhe një shpërthim. /Zëri


Comments are closed.