Take a fresh look at your lifestyle.

Senati zgjedh pesë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues UP “Hasan Prishtina” – Lajmet e fundit



Senati zgjedh pesë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues UP “Hasan Prishtina”




Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.


Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP, që morën votat në raundin e tretë, janë: Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.


Mundësia që këta të zgjidhën u krijua vetëm pas ndërhyrjes së policisë që t’i largojë nga hyrja senatorët që janë në përfundim të mandatit, të cilët bllokuan shkallët me qëllim që të mos mbahet takimi, ngase sipas tyre, mundësia që studentët senatorë të rinj të votojnë përbën shkelje.


Këta të fundit e komentuan veprimin e paraardhësve si sjellje pas humbjes, derisa votimi i strukturave te reja nga studentët e rinj, sipas tyre, është praktikë e UP-së.


Në lidhje me pretendimet e tyre, studentët që po e përfundojnë mandatin paralajmëruan kallëzim penal.


Pesë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, bashkë me katër anëtarë që emërohen nga ministrja e Arsimit, do ta zgjedhin rektorin e ri të UP-së. /telegrafi


Comments are closed.