Take a fresh look at your lifestyle.

Serbët bllokojnë vendkalimin kufitar në Merdare, kolona të gjata të automjeteve në të dy anët – Lajmet e fundit



Serbët bllokojnë vendkalimin kufitar në Merdare, kolona të gjata të automjeteve në të dy anët




Një grup prej rreth njëzet serbësh sonte kanë bllokuar vendaklimin kufitar në Merdar, siç thuhet, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.


Siç njofton “Novosti”, vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë në drejtim të Kurshumlisë.


Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion rimorkio dhe traktorë.


Komunikacioni nuk është duke u zhvilluar në asnjërën anë të vendkalimit kufitar dhe kolona të gjatë të autpmjeteve janë formuar si nga drejtimi i Kosovës për në Serbi, ashtu edhe në drejtim të Kosovës nga Serbia, transmeton Telegrafi.


Të tubuarit mbajnë në duar flamuj të Serbisë dhe theksojnë se kanë ndërmend të vazhdojnë të qëndrojnë aty.


“Jemi këtu për t’iu ofruar përkrahje bashkatdhetarëve tanë nga Kosova, të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut, të cilat kohëve të fundit janë mohuar në mënyrë drastike”, ka thënë Nebojsha Stankoviq, duke potencuar se pret që t’iu bashkohen edhe qytetarë të tjerë, transmeton Telegrafi.


Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.


Si pasojë e barrikadave në rrugët magjistrale që çojnë drejt vendaklimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, dy vendkalimet Bërnjak e Jarinjë tash e disa ditë janë të mbyllura.



Image

Comments are closed.