Take a fresh look at your lifestyle.

Chelsea e mbyll vitin 2022 me fitore

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe Bournemouthit, ku pikët e plota i takojnë nikoqirëve.

Skuadra e Chelseat i është rikthyer fitores pas tre humbjeve radhazi në Premier Ligë, ku e ka mposhtur sot Bournemouthin me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi gjerman, Kai Havertz, i cili në minutën e 16’ e kalon Chelsean në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Mason Mount, i cili vulosi fitoren 2:0 të Chelseat në minutën e 24’ të takimit.

Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e tetë në tabelë në kuotën e 24 pikëve, krahas Bournemouth që renditet i 14 me vetëm 16 pikë të tubuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Chelseat.

Comments are closed.