Take a fresh look at your lifestyle.

Sherri mes pilotëve në ajër shkakton panik te pasagjerët në Washington – Lajmet e fundit



Sherri mes pilotëve në ajër shkakton panik te pasagjerët në Washington


Bota
July 23, 2022 – 19:11

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Washington, ku sherri mes dy pilotëve në ajër bëri që avioni të rikthehet në pistë aty ku ishte nisur.


Avioni i kompanisë “Alaska Airlines” u nis nga Washingtoni dhe kishte si destinacion San Franciskon, por e kreu fluturimin me dy orë e gjysmë vonesë.


Business Insider shkruan se në vonesë ndikoi edhe moti i keq, por mbi të gjitha fakti që avioni u detyruar të kthehej në pistë për shkak të mosmarrëveshjeve që patën pilotët.


Për këtë rast ka reaguar edhe kompania. “Kapiteni dhe ndihmësi i tij patën një “mosmarrëveshje profesionale”.


Ata bënë gjënë e duhur duke u rikthyer në pistë”, tha kompania, e cila më pas ndërroi të dy pilotët dhe avioni u ngrit sërish për fluturim. /lajmifundit


Comments are closed.