Take a fresh look at your lifestyle.

Shitësit ambulantë të pakënaqur me vendimin, heqin gjësendet nga trotuaret

Tregu i Gjelbër në Prishtinë vazhdon të mbetet në gjendje jo të mirë. Komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë ndonjë hap në drejtim të ndërtimit të tregut të ri, por që nga nesër, shitësit ambulantë përreth këtij tregu të cilët tash e sa vjet kishin zënë trotuaret, do të largohen. Në orët e pasdites ata veç kanë nisur me largimin, ndonëse thanë se do të protestojnë për këtë vendim të Komunës.

Eset Haxha, shitës prej vitesh në afërsi të tregut të gjelbër në Prishtinë, çdo ditë vjen këtu për të shitur produkte të ndryshme,por, ai sot dukej i shqetësuar pasi që nga nesër nuk do të mund të ekspozojë më produktet e tij, pasi që komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i largojë të gjithë këta shitës nga rruga.

Edhe Eseti duhet ta lirojë hapësirën nga sot në bazë të vendimit të komunës, porse ai nuk po pajtohet me këtë sepse siç thotë, nuk ka ku të shkojë.

RTK ka bërë përpjekje që të marrë një prononcim nga drejtoria e inspeksionit, por nuk kanë qenë në dispozicion për tu deklaruar .

E në orët e pasdites së sotme shitësit ambulantë, po i largonin gjësendet dhe tezgat nga rruga që kishin zënë këtu për shumë vite.

Comments are closed.