E Plotësuar
Një alarm i rremë për bombë ka alarmuar policinë sot rreth orës 19:30 në Prishtinë.
Policia kishte pranuar informacione për një mjet shpërthes në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, ku më pas ishin marrë masa duke ndërprerë edhe festivalin e tenorit Ramë Lahaj i cili po zhvillohej në Bibliotekën Kombëtare, transmeton Zeri.info.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se alarmi ishte i rremë.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.
21:40 – Policia jep detaje rreth alarmit për bombë që ndërpreu festivalin e tenorit Ramë Lahaj
Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë pranuar një informacion që lidhjet me një kërcënim me mjet shpërthyer një kompleksin e Universitetit të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Zërin” se policia ka dal në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.
Kujtojmë se alarmi për bombë ka bërë që të ndërpritet festivali “Rame Lahaj International Opera Festival”, i cili po mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. /Zëri
Comments are closed.