Take a fresh look at your lifestyle.

Shtiu me armë në veturën e një personi gjashtë ditë më parë, arrestohet i dyshuari nga Mitrovica – Lajmet e fundit



Shtiu me armë në veturën e një personi gjashtë ditë më parë, arrestohet i dyshuari nga MitrovicaFoto: Zëri / Ilustrim




Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti është vet-dorëzuar në polici.


Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.


Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.


Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


Comments are closed.