Take a fresh look at your lifestyle.

Shumica e ukrainasve besojnë se do jenë pjesë e BE-së brenda 10 vitesh – Lajmet e fundit



Shumica e ukrainasve besojnë se do jenë pjesë e BE-së brenda 10 vitesh


Bota
November 07, 2022 – 23:41

Të paktën 88% e ukrainasve besojnë se vendi i tyre do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda 10 vitesh. Të dhënat i referohen një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev, të cilat u publikuan të hënën.


Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE pak kohë pasi u sulmua nga Rusia dhe mori statusin e kandidatit në muajin qershor.


Sulmi ka shkaktuar mijëra viktima civile dhe ka shkatërruar territore dhe infrastrukturën në Ukrainë.


Për sondazhin u pyetën 1000 persona në të gjithë Ukrainën, me përjashtim të rajonit të Krimesë dhe zona të tjera nën kontrollin e Rusisë përpara se Moska të niste sulmin më 24 shkurt.


Edhe në lindje të vendit, ku luftimet janë më të ashpra, ukranasit janë shprehur shumë optimistë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.


Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e të pyeturve në sondazh janë shprehur se e shohin të ardhmen e vendit të tyre në BE. Vetëm 5% thanë se besonin se lufta do të shkatërronte ekonominë e vendit dhe do të provokonte një eksod të madh të ukrainasve./VOA


Comments are closed.