Take a fresh look at your lifestyle.

Sindikalisti i shërbyesve civilë, Sefaj: I kam kërkuar opozitës të mos na mbrojnë – Lajmet e fundit



Sindikalisti i shërbyesve civilë, Sefaj: I kam kërkuar opozitës të mos na mbrojnë




Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë ka thënë se në çdo paraqitje ka kërkuar nga opozita që mos t’i mbështesë, pasi sipas tij janë pikërisht ata që e kanë sjell këtë gjendje.


“Sa herë kam dalë në emër të BSPK-së me folë, në secilin do prononcimi i kam kërku opozitës mos na mbroni, në këtë derexhe na keni lanë ju, nuk na duhet mbrojtja e juaj, sa herë ju folni për neve veç na rendoni gjendjen, nuk dojmë me u identifiku me juve se këto dispozita i keni nxjerrë ju, këtë tretman na e keni bo ju, thjesht nuk e kuptoj pse duhet me na identifiku vlla me ta”, u shpreh ai.


Sefaj tha se sa herë ka deklarime të tilla, mund të jenë për poena politik, por sipas tij nëse do kishte pasur ligje të mirëhartuara nuk do t’i rrezonte Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të ishin në këtë fazë.


Ai tha se kërkojnë nga Vetvëvendosje t’i mbajnë premtimet që i ka dhënë për 10 vite sa ishte në opozitë.


Sefaj thotë se shumica e mësimdhënësve gjysmën e pagës e kanë në kredi.


Sipas tij, qasja që e ka përdorë Qeveria është ofenduese për mësimdhënësit, përveç që është selektive dhe diskriminuese.


“Nëse ky ligj krijon mundësi që të nalet paga, unë po e them në Kosovë nuk ka mundësi më të madhe penalizimi, sesa një zyrtari apo një mësimdhënësi t’ia ndalësh pagën. Shumica e mësimdhënësve këto paga kaq të vogla, gjysmën e tyre e kanë në kredi dhe unë çuditem si nuk e ka këtë informatë Ministria e Financave, për aryse se për secilën kredi që është marrë, shteti e ka dhënë një konfirmim se ky zyrtar deri sa është në marrëdhënie pune obligohet t’i përmbush këto detyrime. Nëpërmjet mekanizmave tjerë mund të bllokohet edhe llogaria e Ministrisë së Financave, është e çuditshme. Mirëpo vjen njeri në këso përfundime, serozisht është për keqardhje”, tha Sefaj. /Betimi për Drejtësi


Comments are closed.