Skuadra portugeze, Sporting Lisbon e ka befasuar Arsenalin duke e eliminuar nga Liga e Evropës.
Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali barazoi 1:1 me Sporting Lisbonën, raporton KosovaPress.
Koha e rregullt përfundoi me golat nga Granit Xhaka (minuta e 19’) dhe Pedro Goncalves (minuta e 62’), kurse të dy skuadrat dështuan ta gjejnë golin e epërsisë në vazhdime.
Ndërkaq, në penallti më e suksesshme u tregua skuadra e Sporting Lisbonës, pasi e mposhti Arsenalin 5:3.
Odegaard, Saka dhe Trossard shënuan nga pika e bardhë për Arsenalin, kurse Martinelli e humbi penalltinë e tij, kurse te Sportingu shënuan St.Juste, Esgaio, Inacio, Arthur Gomes dhe Santos.
Me këtë fitore, Sportingu vazhdon në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Rezultati final, 1:1; Rezultati i përgjithshëm 3:3; Rezultati në penallti 5:3 në favor të Sportingut.
Më poshtë i gjeni skuadrat që kanë prekur çerekfinalen e Ligës së Evropës:
Manchester United, Fenerbahce, Feyenoord, Juventus, Sporting Lisbona, Bayer Leverkusen, AS Roma dhe Royale Union SG
Comments are closed.